Mëngjesin e hershëm ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë katër vetura në Veternik të Prishtinës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 8:00 në magjistralen Prishtinë- Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë katër automjete. Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”, ka shkruar ajo. /arbresh.info/

Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...