Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku në rrugën rajonale Mitrovicë -Bajgorë përkatësisht në fshatin Stantërg.
Këtë për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë gjithashtu se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
Sipas Zahitit në aksident ishin përfshirë dy vetura.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Bajgorë përkatësisht në fshatin Stantërg. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari