Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona

08:34 | 2 Shkurt 2026
E.G

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shakovicë të Podujevës,

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00./Arbresh.info