Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për n3ë aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ajo.
Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin./Arbresh.info/
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...