Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Pejë – Rozhajë, në vendin e quajtur “Shpella e Bobit”
Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.
Rastin e ka konfirmuar për ‘Radio1’ zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Ndërsa dy nga të lënduarit pas trajtimit janë liruar, ndërkaq dy të tjerë janë ndaluar për t’u trajtuar, por nuk janë në rrezik jete.
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...