Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Gurrakoc-Klinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Gjashtë persona janë lënduar nga aksidenti që ndodhi në orën 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë, në fshatin Zallq. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, tha Gashi.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...