Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të martën në mëngjes në rrugën Gjakovë-Klinë, konkretisht në fshatin Mrasor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...