Si pasojë e një aksidenti të trafikut mes tri veturave në Prishtinë, tre persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas zëdhënësit të policisë, Agron Borovci aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën ‘Enver Maloku’, shkruan arbresh.info
“Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci. /arbresh.info/

Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...