Para pak çastesh, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Llugë të Podujevës.
Në këtë aksident janë të përfshira pesë automjete, ku si pasojë pesë persona janë lënduar.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira pesë automjete.
Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shpreh Ahmeti. / arbresh.info/
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...