Tre zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në magjistralen Suharekë – Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovc.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Në njoftim thuhet se zyrtarët policorë, ishin rrugës për në punë për të marrë detyrën dhe ndodheshin në veturë private, përcjell Arbresh.info
Njëri nga ta, ka pësuar lëndime të rënda trupore por është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk ka të lënduar.
Njoftimi i plotë:
Sot me datën 31.07.2023, rreth orës 06:46, Policia ka marr137 informatën se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovc.
Në aksident janë të përfshira dy vetura civile.
Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniformë por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marrë detyrën.
Si pasojë e aksidentit tre zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ta lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.
Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndrojë në spital për trajtim të mëtutjeshëm./Arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...