Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Para pak çaste në udhëkryq në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e përfunduar ekzaminimin e plotë të tij. Pas përfundimit të ekzaminimit, do të vazhdohet me veprime të mëtejshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...