Një ngasës i motoçikletës është lënduar si pasojë e një aksidenti me një veturë në fshatin Doganaj, të komunës së Kaçanikut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se ngasësi ka pësuar lëndime të lehta.
“Rreth orës 11:14, është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në fshatin Doganaj, komuna e Kaçanikut. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet me targa të huaja dhe një motoçikletë pa targa. Lëndime të lehta trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës”, tha Veseli./Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...