Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Dubovë të Pejës.
Rastin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka deklaruar se personat e lënduar kanë pranuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
“Rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dubovë të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime kanë marrë pesë persona. Ata kanë pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, tha Rugova. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...