Aksident në Drenas, dy të lënduar

08:57 | 23 Mars 2020
A Z

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas, në segmentin rrugor Poklek-Drenas.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shpërndaje në rrjete sociale