Një aksident ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Në orën 09:40 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vetaksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht afër Duhlës. Nga ky aksident një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Autostradë, km 45, afër Duhles ka ndodhur vetaksident, një automjet i përfshirë, një person ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e aksidentit. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po e trajtojnë rastin”, tha Hoxha.
Tutje zëdhënësi tha se njësitet për menaxhim të autostradës janë duke u marrë me rastin. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...