Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Suharekë-Duhël.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili tha se në aksident janë përfshirë tri automjete, shkruan Arbresh.info.
“Rreth orës 14:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, në aksident janë përfshirë tri automjete, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...