Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes një automjeti për furnizim me derivate dhe një veture në autostradën “Arbër Xhaferi”, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, të lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.
“Autostrada-Arbër Xhaferi (km-29) /27.01.2024 – 10:30. Është shkaktuar aksident trafiku në të cilin është përfshirë një automjet-cisternë për furnizim me derivate, dhe një veturë. Si pasojë, lëndime të lehta kanë pësuar dy persona (një mashkull dhe një femër) kosovarë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran