Një person ka humbur jetën në një aksident në në autostradën ‘Arbër Xhaferi’
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 20:40 , policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’. Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën.” , tha Krasniqi.
“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje.”, tha ai./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...