Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në zonën e njohur si “Kroi i Mbretit”.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se për aksidentin në të cilin u përfshin tri vetura, u njoftuan rreth orës 16:15.
Dy persona pësuan lëndime, për të cilat edhe morën trajtim mjekësor.
“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje” deklaroi Krasniqi./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...