Një aksident zinxhiror ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.
Sipas lexuesve të portalit arbresh.info, pesë vetura janë përfshirë në këtë aksident.
Dëmtimet e makinave raportohet të jenë të mëdha, ku një pickup ka përfunduar në anësoret e rrugës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo tha se katër persona janë të lënduar nga ky aksident dhe se njësiti përkatës gjendet në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Veternik, në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete ku janë lënduar katër persona, njësia është duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...