Spitali i Pejës ka dalë me një njoftim për aksidentin e sotëm, ku u përfshi edhe një autoambulancë.
Spitali i Pejës bën të ditur se një mjek i tyre ka pësuar frakturë në dorë, derisa infermiera dhe shoferi kanë pësuar lëndime të lehta.
“Sot gjatë transferimit të një pacienti për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ekipi ynë mjekësor është përfshirë në një aksident trafiku. Autoambulanca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, në të cilën ndodheshin pacienti, mjeku, infermieria dhe shoferi i autoambulancës, u godit nga prapa nga një veturë ku gjendeshin familjarë të pacientit”, thuhet në njoftim.
“Si pasojë e këtij aksidenti: Mjeku ynë ka pësuar frakturë në dorë, Infermieria dhe shoferi kanë marrë lëndime më të lehta. Pacienti fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Pacienti është transferuar me sukses për në QKUK pas intervenimit të shpejtë nga një ekip tjetër me një autoambulancë tjetër të Spitalit tonë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë u uron shërim të shpejtë Mjekut tonë dhe gjithë të lënduarve në këtë aksident dhe shpreh mirënjohje për përkushtimin e personelit tonë shëndetësor, të cilët edhe në situata të tilla vazhdojnë të shërbejnë pacientëve me përgjegjësi dhe profesionalizëm”, thuhet tutje në njoftim.
Lexo edhe:
Aksident mes pesë automjeteve në rrugën Pejë -Prishtinë, lëndohen disa persona
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...