Aksident mes një veture dhe traktori në Prishtinë

16:44 | 27 Janar 2020
M. A.

Një aksident trafiku në mes të një traktori dhe një veture ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orësh 15:00 policia është informuar për një aksident në mes dy automjetesh në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme material”, ka treguar Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale