Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë përkatësisht në Komoran.
Sipas raportit 24 orësh, tri pasagjere kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Rr. Nacionale Pejë-Prishtinë (Komoran), 24.08.2024-00:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni. Si pasojë drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tri pasagjeret femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”, njofton policia në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
Mblidhet Bordi i ZRRE-së
Horoskopi për ditën e sotme
Cristiano Ronaldo shkaktoi kaos në Arabinë Saudite – nuk pra...
Moti me vranësira dhe reshje të herëpashershme në Shqipëri, ...
Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin
Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullah...