Tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasoj e një aksident trafiku që ka ndodhur dje në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe dy motoçiklistë.
Sipas Policisë, dy drejtuesit e motoçikletave janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit kujdestar vozitësi i veturës dërgohet në mbajtje
“Rr. Ekrem Rexha-Prizren,26.08.2023-21:42. Është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ku i përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe dy motoçiklistë me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit si dhe dy drejtuesit e motoçikletave. Dy drejtuesit e motoçikletave janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar vozitësi i veturës dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim