Janë lënduar dy persona si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete në rrugën “Fehmi Agani” në lagjen “Qafa” në Prishtinë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti e një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, është shprehur Ahmeti.
Sipas Ahmetit, me rastin po mirret njësiti i trafikut./arbresh.info/
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen