Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.
Lajmi është konfirmuar nga Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut.
Zahiti tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot, rreth orës 16:40, në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Zahiti.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit./Arbresh.info
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...