Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graqanicës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 11:20 kemi pranuar informatën se në rrugën mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graqanicës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Graqanicës.”, ka konfirmuar ajo.
Ajo theksoi se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku./Arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë