Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Devë të komunës së Gjakovës.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ku njoftoi se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.
“Sot, rreth orës 13:40, është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Devë, Komuna e Gjakovës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.”, tha ajo.
“Njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...