Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë në orët e vona të mbrëmjes, më saktësisht në afërsi të qendrës për shitjen e materialeve ndërtimore “Baumarket”.
Pas përplasjes së dy veturave, të lënduarit, gjendja e të cilëve nuk dihet ende, janë dërguar në emergjencë me vetura që kanë qenë në afërsi.
Nga informacionet e para që ka siguruar KosovaPress, mësohet se të lënduarit janë dërguar me shpejtësi në Emergjencë, derisa as njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes nuk kanë informacione rreth identiteteve të personave që janë përfshirë në aksident.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe veturat e ndihmës së shpejtë.
KosovaPress provoi të marrë informacione nga Policia lidhur me aksidentin, mirëpo për momentin kontakti ishte i pamundur.
Meta: Dardanët po lartësojnë tërë kombin shqiptar
Gruaja e Fadil Vokrrit mbështet djemtë e Kombëtares: Forca K...
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë