Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë.
Një këmbësore ka përfunduar me lëndime pasi është goditur nga një veturë në rrugën B .
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për arbresh.info se si pasojë e aksidentin këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajntim mjekësor.
“Sot rreth orës 21:15, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje.
Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.
E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin” – ka thënë Borovci.
Ndërsa vrojtuesit e lagjes-Prishtinë, kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku sipas së cilës dyshohet që këmbësorja është goditur ndërsa po kalonte në zebra. /arbresh.info/

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pa datë të përfundimit
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...