Sot në mbrëmje ka ndodhur një aksident në Prishtinë në lagjen “Kodra e Trimave”.
Shtatë persona si pasojë e aksidentit janë dërguar në Spital për të marrë tretmant mjekësor.
Lajmin e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident. – ka thënë Ahmeti. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...