Një aksident trafiku mes dy veturash ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku janë lënduar dy persona.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasjë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...