Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në fshatin Begrac të Kaçanikut, ku janë përfshirë dy vetura.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
]“Njëri prej të lënduarve, rreth moshës 77-vjeçare, është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë. Fatkeqësisht, rreth orës 22:00, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”, tha Veseli.
Ai njoftoi se dy personat e tjerë të përfshirë në aksident janë dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Shqetësuese: Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosov...
Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sip...
Osmani i drejtohet Kushtetueses për KQZ-në
Muriqi për FIFA-n: Të luaj në Botëror me Kosovën do të ishte...
Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar
Shpërthen rafineria e naftës në Teksas, tymi mbulon zonën