Një person ka vdekur si pasoj e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit.
Lajmi për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se na aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas.”, ka thënë Ahmeti.
Ajo u shpreh se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...