Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Podujevë, ku janë përfshirë katër automjete.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur konkretisht në fshatin Lluzhan të Podujevës.
“Rreth orës 13:10, policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Lluzhan të Podujevës. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, deri sa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona”, ka thënë Hoxha.
Kujtojmë së Vranidoll të Podujevës gjithashtu gjatë ditës së sotme ka ndodhur edhe një tjetër aksident ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave me targa të huaja./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...