Aleanca Kosova e Re liron nga detyra Shkurte Berisha e cila që nga shtatori ka mbajtur detyrën e kryetares së Forumit të Gruas, dega në Prishtinë.
Sipas një njoftimi nga AKR thuhet se arsyeja e marrjes së këtij vendimi konsiston në mospërmbushjen e obligimeve dhe detyrave që e ngarkojnë secilin person që mban pozicion udhëheqës në strukturën hierarkike të partisë.
“Që nga shtatori kur ka marrë detyrën, zonja Berisha ka dështuar që ta konsolidojë këshillin drejtues dhe të fillojë me aktivitete, përkundër faktit se për arritjen e këtij objektivi i janë zgjatur disa herë afatet.
Edhe përkundër shumë kërkesave të Këshillit Koordinues për zgjedhjet e brendshme të AKR-së, znj.Berisha ka vepruar në mënyrën e vet duke mos përfillur as minimumin e rregullave që përshkruhen nga statuti i partisë.
Pozita udhëheqëse të Forumit të Gruas, dega në Prishtinë, sipas rregullores i kalon nënkryetares së parë, znj. Mirlindë Gashi, deri në mbajtjen e Kuvendit të Forumit të Gruas.
AKR e falenderon znj. Berisha për angazhimin.”, thuhet me tej në njoftim./Arbresh.info
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...