Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahim Pacolli ka takuar sot sekretarin e degës së kësaj partie në Lipjan, si dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë, Bekim Shabani.
Pacolli përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka deklaruar se gjatë këtij takimi është diskutuar për riorganizimin e degës dhe nëndegëve të AKR-së në Lipjan.
“Kisha nderin të takoj sekretarin e degës së AKR-së në Lipjan, njëherit Drejtor për Kulturë,Rini dhe Sport në komunën e Lipjanit z.Bekim Shabani ku biseduam për riorganizimin e degës së AKR-së në Lipjan dhe nëndegëve përkatëse në këtë komunë”, ka shkruar Pacolli
Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet g...
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...
Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi s...
Tragjedi në Indonezi: Dy trena përplasen mes vete, 14 viktim...
UNICEF mbledh mbi 120 të rinj, në fokus efiçienca
Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presiden...