Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një reagimi në facebook ka treguar se Ministria e Financave, Punëve dhe Transfere e ka konfirmuar se komunat nuk kanë kompetencë ligjore të falin tatimin në pronë.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) konfirmon të drejtën e Komunave që nuk kanë kompetencë për faljen e tatimit në pronë.
Kjo është vërtetuar edhe në përgjigjen që MFTP ka dhënë edhe në kërkesën e kryetarit të Komunës së Drenasit, z.Ramiz Lladrovci i cili para pak ditësh kërkoi interpretim ligjor nga MFPT rreth asaj që a kanë të drejtë komunat të falin tatimin në pronë”, thuhej në njoftim. /arbresh.info/

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A