Agjencia Kosovare e Inteligjencës, sot ka njoftuar se ka lëshuar faqen e kësaj agjencie në internet: http://aki-rks.org/
Këtu thuhet se Agjencioni mbledh, analizon e shpërndanë produkte inteligjente, në mënyrë të shpejtë, të ligjshme e të përgjegjshme tek Presidenti, Kryeministri e institucionet tjera kompetente në vend.
Kushdo që e hap këtë faqe, mëson se AKI ka për mision t’i identifikojë kërcënimet që e rrezikojnë sigurinë në vend. Këtë e bënë duke mbledhur informata për spiunazhin kundër shtetit, krimin e organizuar, sabotazhin, trafikimin e lëndëve narkotike e armëve në Kosovë.
Këtu, lexuesit mund të gjejnë online edhe Ligjin për Agjencinë.
Po ashtu, kjo faqe na tregon se drejtori i AKI-së, është Agron Selimaj, i emëruar në këtë detyrë javë më parë. Ai, përpos që menaxhon këtë institucion, njëherësh këshillon Presidentin e Kryeministrin e vendit për çështje të inteligjencës e sigurisë në Kosovë.
E për më shumë informata, agjencia, për herë të parë, ka lënë si mundësi kontakti edhe një numër të telefonit.
AKI është vlerësuar si njëra nga agjencitë më jotransparente në vend, kryesisht për shkak të natyrës së punës.
Ky institucion, por as themeluesit e tij, ende nuk kanë treguar pse u tërhoq nga posti, drejtori i parë Bashkim Smakaj.
Shërbimet informative të shteteve tjera kanë shumë informacione në uebfaqet e tyre, përfshirë edhe video të aksioneve të forcave të sigurisë, siç është shembulli i arrestimit të disa narko- dilerëve në Serbi, nga forcat policore dhe ato të BIA-s./arbresh.info/
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...