Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ndaj zyrtarëve të BE-së se kinse Trepça duhet të jetë temë e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas AKB-së, BE-ja ka provokuar dhe paragjykuar përfundimin e dialogut në dëm të Kosovës.
“Deklarata e znj. Maja Kocijançiq ka frikësuar dhe mund ta zmbraps interesimin e Investitorëve potencial që të investojnë në Trepçë. Në bazë të Ligjit për Trepçën Kosova i ka hap mundësi investitorëve vendor dhe të huaj për të bashkuar kapitalin në këtë aset i cili ka nevojë për rivitalizim dhe investime të reja”, thuhet në njoftimin e AKB-së.
Aleanca thotë se BE po përdor standarde të dyfishta duke humbur kredibilitetin te komuniteti i biznesit në vend.
“Tentimi për tërheqje nga deklarimi se kinse BE-ja nuk propozon tema por ajo mbështet dialogun për temat të cilat merren vesh Kosova dhe Serbia është në kundërshtim të plotë me pozicionin nga deklarimi i djeshëm. BE në shumë raste e ka mbështet Kosovën, por në procesin e integrimit dhe liberalizimit te vizave për Kosovën ka përdor standarde të dyfishta dhe ka humb kredibilitetin tek komunitetit i biznesit në Kosovë”, vijon njoftimi.
Në fund, AKB thekson se Trepça nga institucionet e Kosovës, në asnjë moment nuk guxon që të jetë temë e negocimit në Bruksel.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...