Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur falënderimet për Ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Sipas AKB-së, ambasadori amerikan ka dhënë një një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e ekonomisë kosovare, diplomacinë dhe mbështetje të vazhdueshme për integrimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike, shkruan Arbresh.info.
“Në emër të Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe të gjithë komunitetit të biznesit kosovar, dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta për Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Jeff Hovenier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.”, thuhet në njoftim.
“Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Ambasadori Hovenier ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e ekonomisë kosovare, diplomacinë dhe mbështetje të vazhdueshme për integrimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike. Puna e tij ka pasur një ndikim të thellë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në avancimin e interesave të Kosovës në arenën globale.”, thuhet tutje.
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e tij në ndihmën ndaj sektorit privat dhe avancimin e klimës së biznesit në Kosovë.
“Po ashtu, jemi të sigurt se kontributi i tij do të vazhdojë të ndihmojë në realizimin e projekteve dhe iniciativave që i shërbejnë zhvillimit të Kosovës.”, ka shkruar AKB.
Gjithashtu u theksua që Ambasadori Hovenier do të mbetet një mik dhe mbështetës i rëndësishëm i Kosovës.
Tutje, ambasadorit Hovenier i është uruar suksese në çdo hap të ardhshëm.
“Faleminderit, Ambasador Hovenier, për gjithçka që keni bërë për Kosovën dhe për të gjithë qytetarët e saj!”, thuhet tutje. /Arbresh.info/
Sulm me thikë në Londër, raportohet për katër të plagosur
“Programi i kuponëve” MASHTI fton për aplikim familjet që ja...
Ushtria amerikane, përgatitje për të dërguar 1,500 forca sht...
Bedri Hamza: Bashkohuni të gjithë, pa dallim, për një Kosovë...
Aksident në rrugën Drenas-Skenderaj, lëndohen tre persona
Walker arrin në Milano për t’i kryer testet mjekësore