Akademiku serb Vladimir Kostic thotë se Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve nuk është një parti politike që të ketë një platformë për Kosovën, transmeton portali arbresh.info
“Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (SANU) nuk është një parti politike që të ketë një platformë politike mbi Kosovën, por mund të ofrojë vetëm mendime për individët”, ka thënë presidenti i Akademisë.
“A mos presin që Akademia të marrë një qëndrim të përbashkët për Kosovën. Kjo nuk është në natyrën e Akademisë. Akademia mund të ofrojnë mendimet e individëve, por ato janë të ndryshme në atë masë që ajo është e pranishme edhe në shoqëri”, Kostic u tha gazetarëve duke komentuar pritjet e pjesëmarrjes së SANU në dialogun e brendshëm mbi Kosovën./Arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran