Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 13-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, në akademinë përkujtimore tha se Rugova thoshte se SHBA do ta ndihmonte shtetin e Kosovës dhe ashtu doli, LDK mbeti besnike me SHBA dhe me vendet perëndimore.
“13 vite me parë Kosova ia dha lamtumirën presidentit të vetë Njeriut më të duhur qe ka pasur skena politike. Mbetem në veprën tij të madhe në filozofin e tij të humanizmit paqes dhe tolerancës. Rugova i dhuroj Kosovës një krijimtari të shquar letrare filozofia e tij politike u vlerësua lart, ku gjithashtu mori shume mirënjohje dhe nderime. Rugova lindi dhe mbeti njeri i këtij vendi i popullit shqiptar dhe i Kosovës, Rugova dhe bashkëpunëtoret e tij punuan vetëm për Kosovën. Rugova thoshte se SHBA do ta ndihmonte shtetin e Kosovës dhe ashtu doli, LDK mbeti besnike me SHBA dhe me vendet perëndimore. Ne vazhdojmë të jemi besnik të paqes dhe mbetëm të vendosur të ruajmë shtetësinë tonë identitetin e jashtëm dhe brendshëm të shtetit tonë”, tha ai.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje