Gjatë kësaj jave, duke u bazuar në monitorimet e cilësisë së ajrit të lëshuara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, cilësia e ajrit në Prishtinë ka qenë e pashëndetshme.
Me uljen e temperaturave edhe këtë vit ndotja e ajrit në Kosovë ka shënuar rritje të madhe, duke e radhitur kështu Kosovën ndër vendet e para të botës për ndotjen e ajrit.
Para dy ditësh Prishtina është radhitur e katërta në botë për nivelin më të lartë të ajrit të ndotur. Për këtë shkak drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësinë Publike, Naser Ramadani, ka bërë apel që banorët e Prishtinës të rrinë në shtëpi dhe të mos i ekspozohen ajrit të ndotur. “Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar Ramadani në rrjetin e tij social “Facebook”.
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit ka shtuar edhe numrin e pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Jetë përrallore me 120 vetura e vila luksoze, dënohet me bur...
Ftohet seanca për buxhetin e Prishtinës, këto janë investime...
ZRRE hedhë poshtë pretendimet se rryma nuk do të shtrenjtohe...
Lajçak pasi i dolën mesazhet në dosjen Epstein: Kam treguar ...
Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Trump: Republikanët duhet të marrin kontrollin e zgjedhjeve ...