Me uljen e temperaturave në Kosovë, cilësia e ajrit në kryeqytet është përkeqësuar.
Teksa i afrohemi orëve të mesnatës, Prishtina gjindet përsëri në mesin e 10 vendeve me ajrin më të ndotur në botë, raporton lajmi.net.
Momentalisht, ndotja e ajrit shënon nivelin prej 149 PPm.
Lidhur me të njëjtën çështje, nga institucionet përkatëse është paralajmëruar se do të ndalohet përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse për ngrohje.
Kujtojmë se vitin e kaluar Prishtina e kishte gjetur veten në vendin e parë në botë për ndotjen e ajrit.
Matja e cilësisë së ajrit bëhet nga instrumentet e vendosura nga ambasada amerikane.
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...