Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe platformave online që, gjatë raportimit për ngjarje tragjike, të tregojnë kujdes të shtuar ndaj familjeve të prekura.
“Në këto situata të ndjeshme, është thelbësore që raportimi të bëhet me përgjegjësi të lartë profesionale dhe etike, duke respektuar privatësinë, dinjitetin dhe dhimbjen e familjarëve”, thuhet në thirrjen e AIP-së.
Agjencia thekson se mbrojtja e të dhënave personale është një detyrim ligjor dhe moral, veçanërisht në situata të ndjeshme.
Po ashtu, ajo fton mediat të veprojnë me ndjeshmëri dhe korrektësi, duke kontribuar në ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe duke treguar solidaritet me familjet në momente të vështira.
Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike
Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK...
Irani nis valë të re të sulmeve me raketa mbi Izraelin
Kancelari austriak përgëzon Kurtin për mandatin e ri dhe e u...
“Dardanët” bëjnë të ditur vendin se ku do të mbi...
PDK mban sot konferencë për media