Ahmeti: Xhamia e madhe s’është blloku

09:46 | 7 Mars 2017
Gita

Xhamia e madhe në Prishtinë nuk është bllokuar, por duhen diskutime e planifikime për t’u bërë.

Kështu është shprehur i pari i Prishtinës, Shpend Ahemti në një postim në Facebook.

Sipas tij, ekspertët dhe banorët, bashkë me përfaqësues të komunitetit janë duke punuar që sa më shpejt të zgjidhet kjo çështje.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Çështja e Xhamisë së madhe në Prishtinë është çështje e rëndësishme për Prishtinën. As që është bllokuar e as që do të bllokohet. Por, sikurse edhe gjithçka tjetër në Komunën e Prishtinës do të trajtohet me sinqeritet, transparencë dhe diskutime. Ky projekt nuk është afatshkurtër, prandaj zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme dhe me planifikim të mirëfilltë.

Përveç nevojës së komunitetit të besimtarëve që është e plotësisht e qartë, duhet të trajtohet i gjithë blloku, lagja, komunikacioni dhe shumë çështje të tjera. Prandaj me trajtime nga ekspertët, zyrtarët, banorët dhe përfaqësuesit e komunitetit do ti zgjidhim të gjitha çështjet./ Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale