
Foto: Arsim Namani
Për vizitën e komandantit të ushtrisë serbe në Prishtinë ka reaguar edhe kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
Numri një i Prishtinës thotë se Dikoviq, që ishte komandant i Trupave Tokësore të Serbisë në vitin 1999, është kriminel i dëshmuar lufte nën urdhrat e të cilit u kryen vrasje, dhunime e djegie në Kosovë.
Ahmeti thotë se vizita e tij është provokim i rëndë në një situatë të ndeshje dhe ofendim për familjet e viktimave dhe ofendim për popullin e Kosovës.
“Dikoviqi është kriminel i dëshmuar lufte nën udhëheqjen e të cilit ushtria ka kry vrasje, dhunime, djegie gjithandej Kosovës. Kthimi i tij në Prishtinë në një ceremoni të nënshkrimit me KFORin është provokim i rëndë në një situatë tejet të ndjeshme. Është ofendim për familjet e viktimave dhe ofendim për gjithë popullin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...
Kurti motivon Kombëtaret: Ky është shekulli i shqiptarëve në...
KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 m...
Turqia eliminon Rumaninë, pret në finale të play-offit fitue...