Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po vazhdon që në profilin e tij në facebook të komentojë vendimin e PZAP-it që të rinumërohen votat në komunën e Prishtinës.
Ahmeti ka thënë se PZAP në zgjedhjet e qershorit vendosi kundër kërkesës së LDK-së për rinumërim sepse një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa përfunduar numërimi, ndërsa sot vendosi për rinumërim pa përfunduar rinumërimi.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Në Qershor PZAP vendosi kundër kërkesës se LDK për rinumërim, sepse ka konstatuar se nuk mund të vendoset për rinumërim pa përfunduar numërimi. Sot marrin vendim për rinumërim pa përfunduar numërimi. As rezultate preliminare nuk kemi.
Ska ndryshim të vullnetit të qytetarëve!” ka shkruar Ahmeti.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026