Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit për Ishujt e Paqësorit, Baron Waqa.
Zëvendësministri Ahmeti dhe Sekretari Waqa, diskutuan për progresin e Kosovës viteve të fundit dhe aktivitetet e PIF.
Poashtu, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe Forumit për Ishujt e Paqësorit.
Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Sekretarin Waqa për bisedën e hapur dhe pritjen miqësore.
Forumi i Ishujve të Paqësorit, është themeluar në vitin 1971 dhe ka 18 shtete anëtare. Vizioni i tyre është që në rajonin e Paqësorit të mbizotërojë paqja, harmonia, siguria dhe prosperiteti, ku të gjithë popujt e Paqësorit mund të jetojnë të lirë./Arbresh.info

Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK